“Zgjatja e rolit të Mbretërisë së Bashkuar në KFOR për tri vite” – Ambasada britanike shkruan për vendimet që u morën në Samitin e Procesit të Berlinit
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, ka shkruar për Samitin e Procesit të Berlinit që u mbajt në Londër. Kjo ambasadë ka thënë se madhëria e tij Mbreti Charles III ka pritur udhëheqësit, përfshirë edhe kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurtin. Ata kanë njoftuar edhe për iniciativat e reja që u morën në…

Lajme
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, ka shkruar për Samitin e Procesit të Berlinit që u mbajt në Londër.
Kjo ambasadë ka thënë se madhëria e tij Mbreti Charles III ka pritur udhëheqësit, përfshirë edhe kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurtin.
Ata kanë njoftuar edhe për iniciativat e reja që u morën në Samitin e Udhëheqësve të organizuar nga Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer..
- “Sanksione të reja të Mbretërisë së Bashkuar kundër 13 individëve dhe subjekteve, përfshirë udhëheqësit e bandave, falsifikuesit e pasaportave dhe financuesit e paligjshëm që mundësojnë kontrabandën e njerëzve përmes Ballkanit Perëndimor
- Zgjerimi i Task Forcës së Përbashkët për Migracionin, bashkëpunim më i ngushtë me Frontex dhe fonde të reja të Mbretërisë së Bashkuar për Kthimet Vullnetare të Ndihmuara
- Bashkëpunim i përmirësuar dhe shkëmbim i shtuar i inteligjencës për të synuar grupet e krimit të organizuar
- Fillimi i partneritetit me Irlandën e Veriut për të promovuar pajtimin në Ballkanin Perëndimor dhe deklarata e përbashkët ‘Hillsborough Castle’ mbi Marrëdhëniet e Fqinjësisë së Mirë e nënshkruar nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor
- Zgjatja e rolit udhëheqës të Mbretërisë së Bashkuar në Forcën e NATO-s në Kosovë (KFOR) për tre vjet të tjera deri në vitin 2028, duke demonstruar angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar ndaj NATO-s dhe duke mbrojtur Evropën nga konflikte të mëtejshme
- Financimi i Mbretërisë së Bashkuar për të forcuar mbrojtjen kibernetike në Ballkanin Perëndimor dhe marrëveshja e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor për të marrë pjesë në Qendrën e Kapaciteteve Kibernetike në Podgoricë
- Fillimi i shkëmbimit të përbashkët të ekspertizës së udhëhequr nga Mbretëria e Bashkuar dhe BE për të forcuar legjislacionin, për të luftuar dezinformimin dhe ndërhyrjet e huaja
- Angazhimet për Barazi Gjinore për të mbështetur gratë në role udhëheqëse dhe bizneset e vogla”, kanë njoftuar nga kjo ambasadë. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: