Zgjatet orari i shërbimeve komunale në Prishtinë

Për shkak të fluksit të shtuar të qytetarëve dhe pranisë së bashkatdhetarëve nga diaspora, Komuna e Prishtinës ka vendosur të zgjasë orarin e punës për disa shërbime komunale si: pajisja me dokumente për gjendjen civile, certifikatën e lindjes, martesës etj. Nga data 8 korrik, orari i shërbimeve komunale do të zgjatet deri në ora 17:00,…

Lajme

14/07/2025 09:08

Për shkak të fluksit të shtuar të qytetarëve dhe pranisë së bashkatdhetarëve nga diaspora, Komuna e Prishtinës ka vendosur të zgjasë orarin e punës për disa shërbime komunale si: pajisja me dokumente për gjendjen civile, certifikatën e lindjes, martesës etj.

Nga data 8 korrik, orari i shërbimeve komunale do të zgjatet deri në ora 17:00, në vend të orarit të deritanishëm 08:00–16:00.