Zëvendësministri i Bujqësisë Mevludin Krasniqi i kundërpërgjigjet Albin Kurtit

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kritikoi sot ministrinë e Bujqësisë së nuk po investon në bujqësi.

Lajme

04/11/2018 22:57

Zëvendësministri i Bujqësisë, Mevludin Krasniqi, i kundërpërgjigjur liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pas deklarimit të tij se kjo degë nuk ka qëndruar kurrë më keq se tash.

Lexo edhe:

Kurti: Nafta kurrë s’ka qenë më shtrenjtë që nga shpallja e pavarësisë

Krasniqi ka numëruar shifrat e investuara në vitin 2018 në bujqësi.

“E vërteta bazohet në fakte, jo në llafe”, ka shkruar ndër të tjera Krasniqi në Facebook, përcjell lajmi.net.

Postimi i plotë i Krasniqit pa ndërhyrje:

E paska bërë një “postim për bujqësinë” Albin Kurti!!!

E vërteta është se:

*Në vitin 2018, në Kosovë janë mbjellur 83515 hektar drithëra, prej tyre 74133 hektar me grurë, këta bujq kanë përfituar nga pagesat direkte (subvencione nga MBPZHR)nga 150 euro për hektar, gjegjësisht në vlerë prej 9,7 milion euro për drithëra, prej tyre 150 mijë euro për prodhimin e farës së grurit!

*MBPZHR këtë vit, bujqësinë përmes pagesave direkte(subvencioneve) e ka mbështet me 25 milion euro!

*Edhe përkundër kushteve jo të favorshme klimatike këtë verë, rendimenti kosovar i grurit ka arritur në afër 300 mijë tonë grur!

*Në mbështetje të sektorëve të bujqësisë, nga programi për zhvillimin rural të MBPZHR-së, këtë vit kanë përfituar grante investive afërsisht 600 fermer në mbarë Kosovën, në vlerë mbi 20 milion euro!

E vërteta bazohet në fakte, jo në llafe!

E gjeni të bashkangjitur listën: Programi për pagesat direkte për vitin 2018.