Zëvendëskomandanti i KFOR-it takon Shaqir Totajn në Prizren, rikonfirmon përkushtimin për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë

Zëvendëskomandanti i misionit të KFOR-it, gjeneral brigade Federico Collina, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ku në fokus të diskutimeve ishte situata e sigurisë dhe çështjet që prekin komunitetin lokal. Sipas njoftimit të KFOR-it, takimi u mbajt në objektin e Komunës së Prizrenit, ndërsa bashkëbiseduesit diskutuan për zhvillimet aktuale…

Lajme

30/07/2026 16:04

Zëvendëskomandanti i misionit të KFOR-it, gjeneral brigade Federico Collina, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ku në fokus të diskutimeve ishte situata e sigurisë dhe çështjet që prekin komunitetin lokal.

Sipas njoftimit të KFOR-it, takimi u mbajt në objektin e Komunës së Prizrenit, ndërsa bashkëbiseduesit diskutuan për zhvillimet aktuale në komunë dhe rëndësinë e ruajtjes së një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët.

Me këtë rast, gjeneral brigade Federico Collina rikonfirmoi përkushtimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të mbrojtur për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.

“KFOR-i mbetet i përkushtuar për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të mbrojtur për të gjithë qytetarët e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Në njoftim rikujtohet gjithashtu se KFOR-i vazhdon ta zbatojë mandatin e tij, të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, me synimin për të kontribuar në sigurinë dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

Po ashtu, theksohet se KFOR-i vazhdon koordinimin e ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në kuadër të roleve dhe përgjegjësive të tyre në fushën e sigurisë. /Lajmi.net/