“Zëri ynë nuk ndalet” – Sërish thirret protestë në kundërshtim të shtrenjtimit të rrymës
Vendimi i ZRrE për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për rreth 16% ka shkaktuar pakënaqësi qytetare. Grupi i hapur në Facebook për kundërshtimin e këtij vendimi “Jo Rritjes së Çmimit të Energjisë Elektrike në Kosovë! #AsnjeCentMeShume” kanë thirrur protestën e radhës qytetare. Me 19 prill në ora 12:00 pritet që të organizohet protesta e…

Lajme
Vendimi i ZRrE për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për rreth 16% ka shkaktuar pakënaqësi qytetare.
Grupi i hapur në Facebook për kundërshtimin e këtij vendimi “Jo Rritjes së Çmimit të Energjisë Elektrike në Kosovë! #AsnjeCentMeShume” kanë thirrur protestën e radhës qytetare.
Me 19 prill në ora 12:00 pritet që të organizohet protesta e radhës në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Kjo iniciativë qytetare ka paralajmëruar edhe padi ligjore ndaj ZRrE-së.