Pirlo do të mbetet në krye të Juventusit, pavarësisht zërave për shkarkim

Andrea Pirlo do të jetë në krye të Juventusit të paktën deri në fund të sezonit.

Sport

10/05/2021 12:44

Juventusi u mposht për herë të parë pas 10 vitesh në “Allianz Stadium” nga Milani në një ndeshje tejet të vështirë në fundin e sezonit për “Bianconerët”.

Pas humbjes turpëruese nga Milani, zërat për shkarkimin e Pirlos sa vinin e shtoheshin.

Por, sipas “Gianlucadimarzio”, kjo gjë nuk është e vërtetë, pasi klub nuk ka plan ta shkarkojë atë, të paktën deri në fund të sezonit, transmeton lajmi.net.

Sipas artikullit, Pirlo dhe stafi i tij do të mbeten të pa prekur paravarësisht rezultateve të fundit dhe në fund të stinorit do të vendoset për të ardhmen e tij./Lajmi.net/