Zënkë me turq, vdes një kosovar dhe plagoset rëndë tjetri

Një i ri kosovar ka vdekur dhe një tjetër është plagosur, si pasojë e një zënke me prestarë të komunitetit turk në Hamburg të Gjermanisë. 

Lajme

09/08/2014 18:52

Mbrëmë në Harburg të Hamburgut, Gjermani, ka shpërthyer një konflikt në mes të pesë personave me ç`rast janë përdorur armë të nxehta dhe të ftohta. Një kosovar i moshës 32 vjeçare ka vdekur si pasojë e therjes me thikë dhe të shtënave me armë, katër të tjerë, kanë pësuar lëndime të ndryshme ndërsa, siç njofton policia e Hamburgut, lëndimet më të rënda në mesin e tyre i ka pësuar një kosovar tjetër.

Policia ka parë pesë personat duke u gjuajtur me armë dhe duke u sulmuar thika. Pas ndërhyrjes së policisë tre prej personave kanë ikur, ndërsa aty kanë mbetur dy kosovarët, njëri 32 vjeç, i vdekur dhe tjetri, 36 vjeç me plagë të rënda dhe në rrezik për jetën. I plagosuri është dërguar në spital dhe i është nënshtruar një operacioni emergjent.

Ndërkohë policia ka kapur në një makinë Mercedes një turk 38 vjeçar  të plagosur me thikë, i cili dyshohet si njëri prej dorasve. Edhe dy të tjerë, të dyshuar për pjesëmarrje në konflikt janë kapur pak më vonë, edhe ata me plagë të lehta.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur një sopatë, një thikë dhe disa fishekë të zbrazur armësh.

Të arrestuarit nuk kanë pranuar të japin deklarata por kanë autorizuar avokatët e tyre. (Albinfo.ch)