Zemaj-Vetëvendosjes: Jeni zënë me pelë për dore, u koordinuat me terrorist

Në Kuvendin e Kosovës sot po diskutohet në lidhej me komunikimet e kryetares së grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila me kryekriminelin Milan Radojiçiq. Në lidhje me këtë, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj tha se është tradhti koordinimi me një terrorist. Ai theksoi se VV-ja u koordinua me terrorist dhe këtu mbaron tregimi, transmeton lajmi.net.…

Lajme

11/10/2024 13:14

Në Kuvendin e Kosovës sot po diskutohet në lidhej me komunikimet e kryetares së grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila me kryekriminelin Milan Radojiçiq.

Në lidhje me këtë, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj tha se është tradhti koordinimi me një terrorist.

Ai theksoi se VV-ja u koordinua me terrorist dhe këtu mbaron tregimi, transmeton lajmi.net.

“Dakordimi me personin me fletëarrest të lëshuar për aktivitete kriminale, i përfshirë edhe në listën e zezë të SHBA-së, dakordimi për tema të brendshme është padyshim tradhti…Keni implikuar shtetin, keni implikuar Republikën e Kosovës në këtë veprim tepër të rrezikshëm, tepër të ulët dhe anti-kombëtar…Sado që të bërtitni e ulëritni, kot e keni. Jeni koordinuar me një terrorist. Këtu mbaron tregimi, sepse siç thotë populli, jeni zënë me pelë përdore”, deklaroi Zemaj./Lajmi.net/