Zemaj thotë se në një Qeveri të Unitetit nuk është patjetër që Abdixhiku të jetë kryeministër: Mund të jetë ëdhe dikush tjetër krejtësisht jo partiak

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj është deklaruar sot në lidhje me propozimin e kryetarit të LDK-së për një Qeveri të Unitetit që do t’i përfshinte të gjitha partitë politike. Ai ka thënë se pikat e kësaj Qeverie që do të propozohen gjatë kësaj jave janë pika programore, zhvillimore dhe sigurisht edhe pika politike. Zemaj gjithashtu…

Lajme

09/06/2025 10:58

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj është deklaruar sot në lidhje me propozimin e kryetarit të LDK-së për një Qeveri të Unitetit që do t’i përfshinte të gjitha partitë politike.

Ai ka thënë se pikat e kësaj Qeverie që do të propozohen gjatë kësaj jave janë pika programore, zhvillimore dhe sigurisht edhe pika politike.

Zemaj gjithashtu sot para mediave ka thënë se kanë marrë refuzim vetëm nga VV ndërsa partitë tjera kanë qenë të rezervuara sepse sipas tij duan t’i kenë institucionet të udhëhequra.

“Partia e parë këmbëngul në të drejtën e saj të propozimit të një kandidati i cili nuk i merr votat e mjaftueshme dhe thirret që i ka votat për qeverinë, nganjëherë tallen edhe me temat ku kërkojnë sfidim të deputetëve ose të subjekteve politike. Këtu nuk jemi për tu sfiduar në pjesën personale për pozita personale, ata janë të barrikaduar në interesin e vet puro-politik personal por edhe të interesave financiare që mund ta dëmtojnë qytetarin dhe institucionet e Kosovës”, ka thënë Zemaj.

Kur është pyetur nëse duhet të jetë kryeministër i kësaj Qeverie të Unitetit Lumir Abdixhiku, ai ka thënë se kur quhet Qeveri e Unitetit nuk ka vend as për propozime.

“Sigurisht që mund të jetë edhe dikush tjetër që është krejtësisht jo partiak. Nuk jemi në fazën për me bisedu për emra apo tema të veçanta”, ka thënë Zemaj. /Lajmi.net/