Zemaj: Shpresoj që nuk shpikin diçka VV-ja

Armend Zemaj, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, është deklaruar para fillimit të seancës së konstituimit duke thënë se shpreson se VV-ja s’do të shpikë diçka që është në kundërshtim me kushtetutën apo rregulloren e Kuvendit. Ai ka thënë edhe se Vv-ja është fare pak e interesuar për konstituimin e Kuvendit. ‘‘Do të duhej të…

Lajme

03/05/2025 10:14

Armend Zemaj, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, është deklaruar para fillimit të seancës së konstituimit duke thënë se shpreson se VV-ja s’do të shpikë diçka që është në kundërshtim me kushtetutën apo rregulloren e Kuvendit.

Ai ka thënë edhe se Vv-ja është fare pak e interesuar për konstituimin e Kuvendit.

‘‘Do të duhej të kishte zgjidhje nga partia e parë, LVV-ja. Shpresoj që nuk do të shpikin ndonjë çështje që bie ndesh me rregulloren e Kuvendit, ose edhe Kushtetutën. Kjo nuk i ndihmon as procesit, por vetëm e rendon edhe më tutje. Dhe Po shihet që fare pak janë të interesuar që të kalojnë në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, konsitituimin e kuvendit, dhe ecim tutje për formimin e qeverisë së re’’, ka thënë ai.

Tutje, ai ka thënë se votimi i fshehtë e rendon procesin.

‘‘Votimi i fshehtë do të duhej të ishte pjesë   e procedurës fillestare, pse i hapur siç ka filluar. Po nuk mund të ndërrohen rregullat lojës në mes të lojës, ose në fund. Kjo vetëm e rendon procesin’’, ka deklaruar ai.

Zemaj ka deklaruar edhe se, brenda VV-së ka mospajtime për procesin dhe kandidaturën e Haxhiut.

‘‘Edhe kjo logjikë edhe kjo sjellje eedhe kjo gjuhë e tendencë vetëm e rendon procesin. LVV ka probleme të brendshme pikë së pari, dhe jo të gjithë pajtohen edhe me kandidaturën edhe procesin’’, ka thënë ai.