Zemaj: Qytetarët që hyjnë në Kosovë nuk do vetizolohen
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se qytetarët që hyjnë në Kosovë nuk do të vetizolohen, porse për ta do të ketë kontrolle të detajuara mjekësore.

Lajme
Në mbledhjen e Qeverisë, ai ka shtuar se pas analizës së bërë IKSHPK-ja ka rekomanduar ndryshim të masave shtesë.
“MSH bashkë me IKSHPK-në Ka konstatuar situate të qëndrueshme, por rritje të lehtë të rasteve si pasojë e moszabtimit të masave në disa komuna, pavarësisht kësaj duhet pas parasysh qe virus është akoma aktiv. Duke u bazuar në analizën për hapjen e kufijve, IKSHKPK ka njoftuar për masa shtesë të lëvizjes. Masat janë, kontrollin e detajuar mjekësor për të gjithë qytetarët që hyjnë në Kosovë, matjen e temperaturës si dhe marrjen e kontakteve për dy javët e fundit me personat që kanë pasur kontakte. Propozoj që qytetarët të mos i nënshtrohen masës së izolimit. Bazuar në situatën, MSH do të mundësoj liri të plotë të qytetarëve“, ka thënë ministri Zemaj, raporton lajmi.net.
Ndërsa, kryeministri Hoti ka shtuar dy pika shtesë. Pika 3 të jetë kjo që deri me 12 qershor ministria e Shëndetësisë të miratoj manualin për mbrojtjen nga Covid-19. Udhëzime detaje se si duhet sillemi. Dhe pika 4, në përputhje me ligjet përkatëse MSH autorizohet që të nis procedurat për rekrutimin e 200 specialistëve shëndetësor që të mbikëqyrin manualin. /Lajmi.net/