Zemaj për vdekjet nga COVID-19 në Infektivë: Ende s’kam marrë raport nga Prokuroria

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemja në një konferencë për media ka folur për vdekjet e së dielës nga Covid-19, në Klinikën Infektive.

Lajme

07/07/2020 13:18

Ai ka thënë se janë duke pritur që Prokuroria të dal më një raport final dhe të shihet nëse ka elemente të veprës penale.

“Prokuroria të dalin më raport konkret të njoftojnë ministrin dhe të dalin me raport konkret se a ka vepër penale apo jo”, ka thënë Zemaj.

Ai po ashtu ka thënë se menaxhimi i pandemisë është në koordinim të plotë me të gjitha institucionet e Kosovës.

“Mendoj që duhet ti shikoni në aspekt profesional. Fillimi i pandemisë në të cilën gjendemi ne dhe gjithë globi dallon. Mos bëni krahasime mes kohëve dhe as mes individë më së pakti jom i interesuar që të merrem me atë pjesë. Menaxhimi është në koordinim të plotë më të gjitha institucionet. Me vendimi e ri të Qeverisë kemi kërkuar riaktivizim të plotë. Të gjitha shtabet emergjente të komunave janë deklaruar se do të respektojnë vendimet”, ka thënë Zemaj.

“IKSHPK po mundohet që t’i menaxhojë kërkesa. Ne jemi në mbështetje të plotë për çka do që kanë nevojë. Pjesën profesionale dhe menaxhimit të brendshëm ju lutëm ta kuptoni. Arsyet për neglizhencë nuk ekzistojnë, arsyet janë shtimi i kapaciteteve”, tha ai. /Lajmi.net/