Zemaj për deklarimet e Kurtit: Lojë fjalësh- nëse i ka 61 vota, pse nuk po e zgjedh Kryetaren e Kuvendit?
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj në një prononcim për media para fillimit të seancës ka komentuar deklaratat e Albin Kurtit mbrëmë në intervistën që e pati në televizionin publik. Zemaj tha se logjika e VV-së është ajo e imponimit dhe diktatit, transmeton lajmi.net “Janë deklarata dëshirore të Kurtit, padashur që të përballet me realitetin. Kjo…

Lajme
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj në një prononcim për media para fillimit të seancës ka komentuar deklaratat e Albin Kurtit mbrëmë në intervistën që e pati në televizionin publik.
Zemaj tha se logjika e VV-së është ajo e imponimit dhe diktatit, transmeton lajmi.net
“Janë deklarata dëshirore të Kurtit, padashur që të përballet me realitetin. Kjo është logjika e VV-së, imponimi, diktati, ashtu siç funksionojnë brenda partisë së vet, mendojnë se duhet edhe gjithë subjektet tjera t’i nënshtrohen Kjo është e papranueshme, kjo nuk ka logjikë. Nuk jemi këtu për dëshira dhe ambicie personale të individëve të caktuar. Këtu jemi për t’ju shërbyer qytetarëve dhe për t’ju bërë zgjidhje dhe për formimin e institucioneve të reja.”, tha fillimisht ai.
Tutje, deputeti i LDK-së tha se nuk ka pritshmëri që të formohen institucionet e reja pasi Kurti nuk është i interesuar.
|Nuk ka pritshmëri. Deklarimet e Kurtit tregojnë se nuk është i interesuar që të formoj institucionet e reja, siç nuk ka qenë i interesuar që në 4 vite në pushtet që të marrë përgjegjësi, të jetë kryeministër i Kosovës, më shumë iu ka shërbyer militantëve të Facebook-it.”, shtoi ai.
Zemaj në fundi komentoi deklarimet e kryeministrit në detyrë, i cili tha se i ka 61 vota për ta bërë qeverinë e re dhe kërkoi nga opozita që të sfidohet.
“Kjo është tepër e parëndësishme të thuhet. Ne nuk jemi këtu për t’u sfiduar, ne jemi këtu për të bërë zgjidhje. Këto lojë fjalësh janë të dëmshme edhe për vetë procesin. Nëse ai i ka 61 vota, pse nuk e zgjedh ai kryetarin apo kryetaren e Kuvendit. Janë demagogji, popullizëm sa për të shpërlarë vetveten se sa për të bërë zgjidhje”, përfundoi ai./lajmi.net/