Zemaj: Nuk vendosi unë për pagën, është çështje procedurale dhe ligjore
Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, pas dështimit të seancës konstituive u pyet lidhur me pagën 1 mijë e 500 euro që morën deputetët. Pyetja për pagën, Zemajt iu duk atraktive, por jo që mund të bëj zgjedhjen e problemit. “Nuk vendosi unë për pagën, është çështje procedurale dhe ligjore. Puna…

Lajme
Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, pas dështimit të seancës konstituive u pyet lidhur me pagën 1 mijë e 500 euro që morën deputetët.
Pyetja për pagën, Zemajt iu duk atraktive, por jo që mund të bëj zgjedhjen e problemit.
“Nuk vendosi unë për pagën, është çështje procedurale dhe ligjore. Puna po bëhet, seancat janë të thirrura ashtu siç janë me rregullore. Këtë detyrë e ka deputeti me ardhë dhe me u bë pjesë e vendimmarrjes, detyrë tjetër pos përfaqësimit që janë edhe ligjore edhe kushtetuese nuk kanë”, tha Zemaj.