Zemaj: Nga VV-ja e Nisma s’po merren vesh për pozita – duan edhe Kryetarin e Kuvendit edhe Qeverinë
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Armend Zemaj ka deklaruar se duhet marrë vesh për të gjetur një zgjidhje dhe se sipas tij mos-marrëveshjet politike në mes Vetëvendosje dhe të tjerëve ka të bëjë me pozicionet politike. Ai foli në këtë rast për marrëveshjen e mundshme me Nisman dhe VV-në, ku sipas tij problem qëndron tek…

Lajme
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Armend Zemaj ka deklaruar se duhet marrë vesh për të gjetur një zgjidhje dhe se sipas tij mos-marrëveshjet politike në mes Vetëvendosje dhe të tjerëve ka të bëjë me pozicionet politike.
Ai foli në këtë rast për marrëveshjen e mundshme me Nisman dhe VV-në, ku sipas tij problem qëndron tek dhënia apo jo e pozitave.
“Të merren vesh për marrëveshjet politike.Ata e kanë për pozicionet politike, për Kryetar të Kuvendit ashtu siç është thënë edhe publikisht nga Limaj dhe deputeti Kurti. Cështja ka të bëjë me pozitën e ofruar apo të pa ofruar për kuvendin. Vetëveendosje s’do marrëveshje, do që me këtë numë të votave të ketë edhe kryetarin e Kuvendit edhe Qeverinë e Kosovës”,deklaroi Zemaj, shkruan lajmi.net.
Duke folur për mundësinë e dy palë zgjedhjeve në të njëjtën kohë, Zemaj theksoi se LDK-ja nuk është për.
“Për neve është kushtetuese nëse e mundëson koha ose zgjidhet ngërçi politik, përndryshe s’preferojmë dy palë zgjedhje sepse është një palë.Kemi pasur një përvojë më herët me dy palë zgjedhje dhe s’kanë rezultuar të sukseshme. S’ka ndonjë arsye, mungesat janë çdo 48 orë por deputetët e LDK-së në numër të madh janë pothuajse të rregullt në seanca. Pritshmëritë janë të vogla, zgjidhje s’ka pasojat janë të mëdha, kapje e institucioneve e pasiguria e madhe.Kriza e madhe dhe korrupsioni, i kemi parë skandalet pra miliona euro tenderë për kompanitë e lidhura me Vetëvendosjen”./Lajmi.net/