Zemaj në Gjykatë për gjuajtje me gotë në Kuvend, Haxhiu pret ngritje të aktakuzës

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Albulena Haxhiu, e cila në emër të Grupit Parlamentar të kësaj partie ka ngritur kallëzim penal ndaj deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, për gjuajtjen me gotë qelqi sapo ka mbërri tek Pallati i Drejtësisë.

Lajme

03/02/2016 10:56

Ajo, do të jetë në seancën fillestare në Gjykatën Themelore ku edhe do të paraqes faktet e saj. Haxhiu, tha për KosovaPress se gota e qelqit konsiderohet si mjet i rrezikshëm dhe andaj edhe kërkon përgjigje nga kolegu i saj deputet Armend Zemaj.

Haxhiu, tha se për dëshmi do të përdorin një video ku deputeti në fjalë shihet duke gjuajtur me gotë në drejtim të deputetëve të opozitës. E, po ashtu edhe deklaratën e tij.

“Edhe kur ai ka thënë ‘më vjen keq që nuk qëllova në cak”. Pres që prokuroria të veprojë drejtë dhe të ngrish aktakuzë për Armend Zemajn”, tha Haxhiu