Zemaj me mesazh për qytetarët në Kosovë dhe ata në diasporë: Vetëm dy ditë na ndajnë prej një qeverisjeje me integritet, përgjegjësi dhe shpresë

Kandidati me numër i 17-të i LDK-së, Armend Zemaj ka dal me një mesazh për qytetarët që votojnë në Kosovë dhe ata që votojnë në përfaqësitë diplomatike nesër. Zemaj ka kërkuar votën për LDK-në, duke thënë se veç edhe dy ditë e ndajnë Kosovën nga një qeverisje me integritet, përgjegjësi dhe shpresë, transmeton lajmi.net. Ish-deputeti…

Lajme

26/12/2025 13:45

Kandidati me numër i 17-të i LDK-së, Armend Zemaj ka dal me një mesazh për qytetarët që votojnë në Kosovë dhe ata që votojnë në përfaqësitë diplomatike nesër.

Zemaj ka kërkuar votën për LDK-në, duke thënë se veç edhe dy ditë e ndajnë Kosovën nga një qeverisje me integritet, përgjegjësi dhe shpresë, transmeton lajmi.net.

Ish-deputeti i LDK-së në disa mandate, tani kandidat për deputet, Zemaj deklaroi se qytetarët duhet të jenë të bashkuar për Kosovën.

Postimi i plotë:

Kosovë e Mërgatë 🫶
Nesër mbahet votimi në 29 përfaqësi diplomatike të Kosovës, të vendosura në 18 shtete të ndryshme të botës.
Votoni për LDK123✔️ Votoni Shpresën✌️
Andaj edhe vetem dy ditë na ndajnë prej një qeverisjeje me integritet, përgjegjësi dhe shpresë.
Të bashkuar për Kosovën tonë 🇽🇰./lajmi.net/