Zemaj- Kurtit: Pse e ki financu librin e Shkëlzen Gashit? Je në listë të zezë për ndërhyrje në pavarësinë mediave

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, pas sulmeve që ky i fundit ia ka bërë mediave. Zemaj ka thënë se Kurti është futur ‘’në listën e zezë për ndërhyrje në pavarësinë e mediave”. “Reporterët pa kufij, ambasadat, organizatat kredibile ndërkombëtare, të kanë vendos në listë të zezë për…

Lajme

02/04/2026 13:04

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, pas sulmeve që ky i fundit ia ka bërë mediave.

Zemaj ka thënë se Kurti është futur ‘’në listën e zezë për ndërhyrje në pavarësinë e mediave”.

“Reporterët pa kufij, ambasadat, organizatat kredibile ndërkombëtare, të kanë vendos në listë të zezë për ndërhyrje në pavarësinë e mediave. Për çfarë po flasim sot? Për çfarë lirie dhe të drejtave të njeriut? Pse e ke financu Shkëlzen Gashin me botu libër me të pavërtetat e luftës? Jep llogari për ato para, që i ke shpërnda në krejt botën demokratike ato të pavërteta”, ka thënë Zemaj.