Zemaj: Kurti nuk është e mira e Kosovës
Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës Armend Zemaj, ka folur për temat aktuale në vend. Ai pati kritika të ashpra ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, konkretisht liderit të saj Albin Kurtit. Për këtë të fundit, Zemaj tha se “Nuk është e mira e Kosovës”. “Ata e kanë kuptuar, se ne e kemi thënë…
Lajme
Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës Armend Zemaj, ka folur për temat aktuale në vend.
Ai pati kritika të ashpra ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, konkretisht liderit të saj Albin Kurtit.
Për këtë të fundit, Zemaj tha se “Nuk është e mira e Kosovës”.
“Ata e kanë kuptuar, se ne e kemi thënë në vazhdimësi. Kur e sheh regresin, kur e sheh që vendi s’po zhvillohet, ekonomia po degradon, njerëzit po largohen, të rinjtë e të rejat po lëshojnë Kosovën. Energjia po shtenjtohet, tenderët njëburimor po rriten, inflacioni po rritet në vazhdimësi, tash neve na duhet një njeri që di të punojë, që di të menaxhojë”, deklaroi Zemaj në KlanKosova.