Zemaj: Kurti e dërgoi letrën për takim për të bërë mashtrimin e radhës
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, është deklaruar sot për media para fillimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. Zemaj para mediave deklaroi se letra e dërguar nga ana e Kurtit, kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku është për të vazhduar mashtrimin e takimeve. Vetë përgjigjen e gjeni në letrën e Z.Kurti,…

Lajme
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, është deklaruar sot për media para fillimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Zemaj para mediave deklaroi se letra e dërguar nga ana e Kurtit, kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku është për të vazhduar mashtrimin e takimeve.
Vetë përgjigjen e gjeni në letrën e Z.Kurti, letër që është për të vazhduar mashtrimin e takimeve të tilla, zgjidhje për të bërë konstituimin po them kushtimisht të njërës nga instittuuciont më të larta të Republikës së Kosovës, Kryetarit të Kuvendit, nuk bëhen në këtë formë janë veç sa për me tregu fuqinë politike po jo zgjidhjen brenda kuvendit qysh e kërkon Kushtetuta edhe vullenti i qytetarëve…”, ka thënë Zemaj. /Lajmi.net/