Zemaj i kërkon Qeverisë ndërhyrje urgjente për rrugën Pejë – Bjeshkët e Rugovës
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka kërkuar ndërhyrjen e qeverisë për rrugën Pejë-Bjeshkët e Rugovës. Ai tha se ajo rrugë është bërë vështirë e kalueshme, dhe po ndikon edhe në turizëm, përpos te qytetarët që jetojnë atje. “Ka disa vite që ajo rrugë është bërë vështirë e kalueshme, si për banorët, ashtu edhe për turistët.…
Lajme
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka kërkuar ndërhyrjen e qeverisë për rrugën Pejë-Bjeshkët e Rugovës.
Ai tha se ajo rrugë është bërë vështirë e kalueshme, dhe po ndikon edhe në turizëm, përpos te qytetarët që jetojnë atje.
“Ka disa vite që ajo rrugë është bërë vështirë e kalueshme, si për banorët, ashtu edhe për turistët. Kërkoj urgjentisht që qeveria të ndërhyjë në këtë pjesë në rregullimin e rrugës”.
“Tash për ata banorë ka qenë edhe një vendim i fundit që edhe më tutje e ka vështirësuar komunikimin dhe pjesën ekonomike që lidhet edhe me jetesën, sepse ata jetojnë në prona private, ndërsa pronat e tyre janë nën kompetencë të mbrojtjes së ligjit që është nën zonë të mbrojtur”.
Ai përmendi edhe Bjeshkët e Deçanit dhe bjeshkët tjera, që tha se janë ngritur në nivel të protestës.
“Kërkoj nga ministria dhe qeveria të ndërmarrë masa dhe të ndërhyjë urgjentisht në këtë pjesë e cila do të sjellë edhe përfitime ekonomike, por edhe të mirëqenies së qytetarëve të asaj ane dhe bjeshkëve në tërësi të Rugovës”./Lajmi.net/