Zemaj e Zogaj takuan përfaqësuesen e Misionit të BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale

Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj dhe Alban Zogaj, sot kanë pritur në takim Përfaqësuesen e Misionit të Bashkimit Evropian për Vëzhgimin e Zgjedhjeve në Kosovë, Eirini Skouzou. Gjatë takimit u diskutua mbi ecurinë e fushatës zgjedhore deri më tani, përgatitjet institucionale dhe organizative për ditën e zgjedhjeve, si dhe rëndësinë e garantimit…

Lajme

02/10/2025 15:24

Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj dhe Alban Zogaj, sot kanë pritur në takim Përfaqësuesen e Misionit të Bashkimit Evropian për Vëzhgimin e Zgjedhjeve në Kosovë, Eirini Skouzou.

Gjatë takimit u diskutua mbi ecurinë e fushatës zgjedhore deri më tani, përgatitjet institucionale dhe organizative për ditën e zgjedhjeve, si dhe rëndësinë e garantimit të një procesi të rregullt dhe demokratik.

Zemaj e Zogaj theksuan se LDK është e përgatitur për ditën e zgjedhjeve dhe se organizimi i saj synon një proces të qetë, të rregullt dhe në përputhje me standardet demokratike.