Zelensky: Ukraina ka pak shanse për të mbijetuar pa mbështetjen e SHBA

Volodymyr Zelensky thotë se Ukraina ka pak shanse për t’i mbijetuar luftës me Rusinë pa mbështetjen ushtarake të SHBA-së. Presidenti ukrainas dha një intervistë për median amerikane NBC News, e cila pritet të publikohet të dielën, në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih. “Me siguri do të jetë shumë, shumë, shumë e vështirë. Sigurisht,…

Bota

15/02/2025 08:14

Volodymyr Zelensky thotë se Ukraina ka pak shanse për t’i mbijetuar luftës me Rusinë pa mbështetjen ushtarake të SHBA-së. Presidenti ukrainas dha një intervistë për median amerikane NBC News, e cila pritet të publikohet të dielën, në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih.

“Me siguri do të jetë shumë, shumë, shumë e vështirë. Sigurisht, në çdo situatë të vështirë ka shpresë. Por ne do të kemi pak shanse për të mbijetuar pa mbështetjen e SHBA-së”, tha Zelensky në një fragment të intervistës që u publikua.

“Nuk dua të mendoj për” luftën kundër Rusisë pa mbështetjen amerikane. Nuk dua të besoj se nuk do të jemi partnerë strategjikë”, shtoi ai.

Presidenti ukrainas foli gjithashtu për shqetësimin e tij se Ukraina do të ishte e ndjeshme ndaj një sulmi tjetër të madh nga Rusia në të ardhmen nëse SHBA nuk vazhdon të ofrojë mbështetje ushtarake.

Zelensky tha se presidenti rus Vladimir Putin dëshiron të ulet në tryezën e bisedimeve jo për t’i dhënë fund luftës, por për të arritur një marrëveshje armëpushimi që do të heqë disa sanksione ndërkombëtare ndaj Rusisë dhe do të lejojë ushtrinë e saj të rigrupohet.

“Kjo është me të vërtetë ajo që ai dëshiron. Ai dëshiron një pauzë, përgatitje, stërvitje, heqjen e disa sanksioneve, për shkak të një armëpushimi e kështu me radhë,” tha Zelensky