Zelensky: ShBA dëshiron që Rusia dhe Ukraina t’i japin fund luftës deri në qershor
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se ShBA-ja dëshiron që lufta me Rusinë të përfundojë deri në qershor, duke shtuar se të dyja palët janë ftuar në SHBA për bisedime javën e ardhshme, shkrun BBC. “Amerika propozoi për herë të parë që dy ekipet negociuese – Ukraina dhe Rusia – të takohen në Shtetet e…
Bota
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se ShBA-ja dëshiron që lufta me Rusinë të përfundojë deri në qershor, duke shtuar se të dyja palët janë ftuar në SHBA për bisedime javën e ardhshme, shkrun BBC.
“Amerika propozoi për herë të parë që dy ekipet negociuese – Ukraina dhe Rusia – të takohen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndoshta në Miami, pas një jave. Ne konfirmuam pjesëmarrjen tonë,” tha ai.
Në komentet e publikuara të shtunën, Zelensky u tregoi gazetarëve se çfarë kishte ndodhur gjatë raundit të dytë të bisedimeve të paqes të ndërmjetësuara nga ShBA-ja në Abu Dhabi, të cilat përfunduan të premten pa ndonjë raportim për përparim.
I pyetur nëse ishte dhënë ndonjë afat kohor për një marrëveshje, lideri ukrainas u përgjigj: “Amerikanët thonë se duan të bëjnë gjithçka deri në qershor.”
“Pse para kësaj vere?” shtoi ai. “Ne e kuptojmë se çështjet e tyre të brendshme në SHBA do të kenë ndikim.”