Zelensky rrit taksat

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nënshkroi rritjen e parë të taksave në Ukrainë qe nga fillimi i pushtimit rus. Ndryshimet do të hyjnë në fuqi nga 1 dhjetori dhe taksa e luftës e paguar për të ardhurat personale do të rritet nga 1.5 në 5 për qind. Qeveria prezanton gjithashtu një taksë lufte për dhjetëra-mijëra sipërmarrës…

Bota

28/11/2024 20:47

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nënshkroi rritjen e parë të taksave në Ukrainë qe nga fillimi i pushtimit rus.

Ndryshimet do të hyjnë në fuqi nga 1 dhjetori dhe taksa e luftës e paguar për të ardhurat personale do të rritet nga 1.5 në 5 për qind.

Qeveria prezanton gjithashtu një taksë lufte për dhjetëra-mijëra sipërmarrës të pavarur dhe biznese të vogla.

Buxheti i ri rrit gjithashtu disa pagesa të qirave, tatohen gjithashtu fitimet e bankave tregtare dhe rrit tatimin mbi fitimet e institucioneve të tjera financiare në 25 për qind.

Ukrainasit shpresojnë të mbledhin rreth 3.4 miliardë dollarë të ardhura shtesë vitin e ardhshëm për të financuar përpjekjet e mbrojtjes duke rritur taksat.