Zelensky: Putin po luan me jetët e njerëzve edhe në kohën e Pashkëve
Rusia sot ka bërë të ditur se do të ndalojë të gjitha veprimet ushtarake në Ukrainë nga ora 18:00 deri në mesnatën e 21 prillit, kjo për shkak të Pashkëve. Pas kësaj, ka reaguar presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili ka thënë se në të gjithë Ukrainën janë përhapur alarmet për sulme ajrore, duke akuzuar…

Bota
Rusia sot ka bërë të ditur se do të ndalojë të gjitha veprimet ushtarake në Ukrainë nga ora 18:00 deri në mesnatën e 21 prillit, kjo për shkak të Pashkëve.
Pas kësaj, ka reaguar presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili ka thënë se në të gjithë Ukrainën janë përhapur alarmet për sulme ajrore, duke akuzuar presidentin rus Vladimir Putin se po luan me jetën e njerëzve.
“Në orën 17:15, mbi qiellin tonë u panë drone sulmuese ruse. Mbrojtja ajrore dhe aviacioni ukrainas tashmë kanë filluar të punojnë për të na mbrojtur”.
“Dronët në qiell tregojnë qëndrimin e vërtetë të Putinit ndaj Pashkëve dhe ndaj jetës së njerëzve”, ka thënë Zelensky.