Zelensky në SHBA për takimin e rëndësishëm me Trump
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka shkuar në Uashington për një takim të rëndësishëm me presidentin, Donald Trump, takim që do të përqendrohet në marrëveshjen-kornizë për qasjen në mineralet e rralla të Ukrainës si një hap drejt përfundimit të luftës me Rusinë. Takimi i rëndësishëm në kryeqytetin amerikan më 28 shkurt zhvillohet më pak se dhjetë…

Bota
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka shkuar në Uashington për një takim të rëndësishëm me presidentin, Donald Trump, takim që do të përqendrohet në marrëveshjen-kornizë për qasjen në mineralet e rralla të Ukrainës si një hap drejt përfundimit të luftës me Rusinë.
Takimi i rëndësishëm në kryeqytetin amerikan më 28 shkurt zhvillohet më pak se dhjetë ditë pasi Trumpi e quajti Zelenskyn diktator, si pjesë e një lufte fjalësh nga e cila janë tërhequr të dy udhëheqësit, teksa po përgatiten të takohen kokë më kokë.
Zelensky po synon që të forcojë mbështetjen e SHBA-së që i duhet për të zmbrapsur pushtimin e shtetit të tij të nisur nga Rusia, në kohën kur Trump, që mori mandatin muajin e kaluar, ka ndryshuar politikën e Shtëpisë së Bardhë duke i dhënë fund izolimit mbi trevjeçar që u nxit nga agresioni i paprovokuar i Kremlinit.
Trumpi e ka kritikuar Zelenskyn lidhur me menaxhimin e luftës dhe lufta me fjalë kulmoi më 19 shkurt, kur ai, përmes një postimi në rrjetet sociale, e quajti Zelenskyn “diktator” që po rrezikon ta humbë shtetin e tij.
Megjithatë, Trump duket se i minimizojë këto deklarata dhe gjatë konferencës të përbashkët për media me kryeministrin britanik, Keir Starmer, më 27 shkurt tha: “A e thashë unë këtë? Nuk mund ta besoj që e kam thënë”.