Zelensky kërkon “një datë” për anëtarësimin e Ukrainës në BE dhe synon vitin 2027

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka theksuar nevojën e Ukrainës për një datë konkrete për pranimin e saj në Bashkimin Evropian, duke paralajmëruar se mungesa e një afati mund t’i japë mundësi Rusisë për ta bllokuar vendin. “Na duhet një datë”, tha ai gjatë një konference për shtyp, duke shtuar se “Data e pranimit varet nga…

Bota

14/02/2026 20:56

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka theksuar nevojën e Ukrainës për një datë konkrete për pranimin e saj në Bashkimin Evropian, duke paralajmëruar se mungesa e një afati mund t’i japë mundësi Rusisë për ta bllokuar vendin.

“Na duhet një datë”, tha ai gjatë një konference për shtyp, duke shtuar se “Data e pranimit varet nga të gjitha këto bisedime me partnerët, por, dhe nuk dua të kem mungesë respekti ndaj Shteteve të Bashkuara dhe Evropës, na duhet një datë sepse përndryshe Rusia do të përpiqet të na bllokojë – drejtpërdrejt ose ndoshta nëpërmjet vendeve të tjera”, transmeton lajmi.net.

Zelensky tha se qeveria dhe institucionet e Ukrainës duhet të jenë gati teknikisht për t’u bashkuar me BE-në deri në vitin 2027: “Ukraina duhet të jetë teknikisht gati për t’u bashkuar me vitin 2027, qeveria ime, parlamenti, institucionet”.

Lideri ukrainas foli edhe për rreziqet personale dhe sfidat e përditshme që përballon vendi i tij. Ai u pyet nëse shqetësohet për helmime nga Rusia, duke përgjigjur: “Nuk e di çfarë do të ndodhë nesër. Duhet të luftojmë çdo ditë. Çdo ditë është një jetë e re. Qëllimi ynë i vetëm është të mbijetojmë”.

Ai shtoi se fokusi i tij nuk është tek Vladimir Putini, por tek populli ukrainas: “Nuk mendoj për veten time sepse kemi humbur shumë njerëz. Unë jam një nga shumë njerëz në Ukrainë që luftojnë. Nuk mund të mendoj për Vladimir Putinin dhe ambiciet e tij helmuese, nëse i ka. Mundohem të mos mendoj për këtë, përndryshe është e vetmja gjë për të cilën mendoj”./lajmi.net/