Zelensky: Isha i gatshëm për një takim të drejtpërdrejtë me Putinin qoftë në Ankara apo në Stamboll, ai nuk pranoi
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky në fjalën e tij në Samitin Evropian që po mbahet në Tiranë tha se bashkëpunimi me Amerikën është i domosdoshëm dhe se patjetër që dyja vendet do të bashkëpunojnë për paqe. Ai foli edhe për një takim të mundshëm me Presidentin e Rusisë, Valdimir Putin në Stamboll, por sipas Zelenskyt…

Bota
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky në fjalën e tij në Samitin Evropian që po mbahet në Tiranë tha se bashkëpunimi me Amerikën është i domosdoshëm dhe se patjetër që dyja vendet do të bashkëpunojnë për paqe.
Ai foli edhe për një takim të mundshëm me Presidentin e Rusisë, Valdimir Putin në Stamboll, por sipas Zelenskyt thuhet se ai nuk ishte i gatshëm për një përballje sy me sy.
“Faleminderit Shqipërisë që na keni pritur shumë. Jeni një vend që beson te Europa. E vlerësoj faktin që ne e kuptojmë njësoj situatën që lufta duhet të përfundojë sa më shpejtë dhe në mënyrë të drejtë. Ju e dini që këtë javë ne patëm mundësinë, nëse do të ishte e mundur, të ndërmerrnim hapa për ta mbyllur luftën, nëse Putini nuk do të kishte pasur frikë të vinte në Turqi. Unë isha në Ankara dhe u prita nga Erdogan. Unë isha i gatshëm për një takim të drejtpërdrejtë me Putinin si në Ankara apo në Stamboll. Jo thjesht për një takim, por për të zgjidhur të gjitha çështjet e rëndësishme. Ai nuk ra dakord për asgjë. Shihej qartë se delegacioni rus që erdhi në Stamboll ishte i një niveli shumë të ulët dhe askush nga ata që erdhën nuk mund të merrnin vendime në Rusi”, tha Zelensky., tha Zelensky nga Samiti në Tiranë.
Ai tutje u tha liderëve evropian se do t’i mbajë të informuar për atë se çka do të ndodh në Stamboll mes bisedimeve Ukrainë- Rusi, dhe se shpreson që delegacioni rusë të marr hapat e duhur për t’i ndalë vrasjet dhe t’i japin fund luftës.
“Mbështetje e Amerikës është domosdoshme, është patjetër që të punojmë bashkë. Unë do t’iu mbajë të informuar se çfarë do të ndodh sot në Stamboll dhe nëse do të ketë ndonjë shans që delegacioni rusë të marr hapat e duhur për dhënë fund vrasjeve dhe për t’i dhënë fund luftës”, tha Zelensky në Samitin Evropian që po mbahet në Tiranë.
Kujtojmë se delegacionet nga Ukraina dhe Rusia e kanë filluar takimin sy më sy në Stamboll për herë të parë që nga muajt e hershëm të luftës.
Edhe pse në takim nuk ndodhen presidentët e dy vendeve, Volodymyr Zelensky e Vladimir Putin, fakti që zyrtarët janë bashkë në të njëjtën dhomë shënon një moment domethënës./Lajmi.net/