Zelensky i kërkon Trumpit raketa Patriot pas sulmit të rëndë rus në Ukrainë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka kërkuar homologut të tij amerikan, Donald Trump, të dërgojë raketa Patriot në Ukrainë, pas një sulmi të rëndë rus që la të paktën 18 persona të vdekur dhe dhjetëra të plagosur. Sipas forcave ajrore ukrainase, Rusia lëshoi 73 raketa dhe 656 dronë drejt Ukrainës gjatë natës, përfshirë tetë raketa…

Bota

02/06/2026 16:55

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka kërkuar homologut të tij amerikan, Donald Trump, të dërgojë raketa Patriot në Ukrainë, pas një sulmi të rëndë rus që la të paktën 18 persona të vdekur dhe dhjetëra të plagosur.

Sipas forcave ajrore ukrainase, Rusia lëshoi 73 raketa dhe 656 dronë drejt Ukrainës gjatë natës, përfshirë tetë raketa hipersonike Tsirkon. Objektivat kryesore të sulmeve ishin Kievi, qytetet qendrore Dnipro dhe Zaporizhzhya, si dhe qytetet lindore Poltava dhe Kharkiv.

“Shpërthime të fuqishme tronditën kryeqytetin, ndërsa banorët u strehuan në bodrume, korridore dhe stacione metroje. Një sulm në shkallë të gjerë dhe një deklaratë plotësisht transparente nga Rusia. Nëse Ukraina nuk mbrohet nga sulmet balistike dhe raketat e tjera, këto sulme do të vazhdojnë. Evropa ka nevojë për raketat e veta antibalistike në mënyrë që kjo luftë të përfundojë më në fund. Dhe ne patjetër kemi nevojë për ndihmën e Shteteve të Bashkuara në furnizimin me raketa të tilla si Patriotët. Ne mbështetemi në mbështetjen e partnerëve tanë dhe përgjigje efektive ndaj sulmit të sotëm”, shkroi Zelensky në mediat sociale.

Presidenti i Ukrainës ka deklaruar vazhdimisht se Kievit po i mbarojnë raketat interceptore Patriot, të furnizuara nga SHBA-të, të cilat janë i vetmi sistem mbrojtës ajror i aftë të ndalojë raketat balistike të armikut me shpejtësi të lartë. Mbrojtja ajrore e Ukrainës ka interceptuar rreth gjysmën e raketave të lëshuara të martën, ndërsa më shumë se 30 prej tyre kanë goditur objektiva civile.