Zelenksy mbërrin në Shtëpinë e Bardhë për takim me Donald Trump

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenksyy ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë për takim me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Siç është bërë zakon, Trump dhe Zelensky u përshëndetën me një shtrëngim duarsh. Siç raporton BBC, gjatë përshendetjes së tyre, gazetarët po bërtisnin duke pyetur: “Çfarë përfiton Ukraina nga e gjithë kjo?” Më pas,…

Lajme

28/02/2025 17:45

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenksyy ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë për takim me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Siç është bërë zakon, Trump dhe Zelensky u përshëndetën me një shtrëngim duarsh.

Siç raporton BBC, gjatë përshendetjes së tyre, gazetarët po bërtisnin duke pyetur: “Çfarë përfiton Ukraina nga e gjithë kjo?”

Më pas, dyshja vazhduan brenda, për në Zyrën Ovale, ku presim që ata të fillojnë bisedimet së shpejti.

Pritet që dyshja të nënshkruajë një marrëveshje për mineralet kritike, ndërsa Kievi përpiqet të rifitojë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për t’u përballur me sulmin në shkallë të gjerë nga Rusia.