Zekrija Ramadani shpërthen pas humbjes ndaj Drenicës: Jemi bërë si 18-vjeçarët
Trajneri i Gjilanit nuk i ka kursyer kritikat ndaj skuadrës së tij në lidhje me performancën aspak të mirë që këta të fundit e patën ndaj Drenicës. Skuadra nga Skënderaji arriti të fitojë si mysafir me rezultat 0-2, transmeton lajmi.net. Pas kësaj përballje ku skuadra e Ramadanit luajti tejet dobët, nuk mungoi as zemërimi i…

Sport
Trajneri i Gjilanit nuk i ka kursyer kritikat ndaj skuadrës së tij në lidhje me performancën aspak të mirë që këta të fundit e patën ndaj Drenicës.
Skuadra nga Skënderaji arriti të fitojë si mysafir me rezultat 0-2, transmeton lajmi.net.
Pas kësaj përballje ku skuadra e Ramadanit luajti tejet dobët, nuk mungoi as zemërimi i Ramadanit që i krahasoi lojtarët me 17-vjeçarë.
“Në përgjithësi luajtëm mirë dhe krijuam disa raste shënimi. Ne nuk shënuam dhe pastaj kundërshtari na dënoi me tiparin e vet më të rrezikshëm që ka: kundërsulmin. Ne jemi bërë sikur një ekip 17-vjeçarësh.Sapo ta pësojmë një gol, fiket tërë ekipi. Humben shpresat. Ekipi është i shtrydhur. Jo me fajin e stafit teknik. Tjetër kund është faji. Në minutat e fundit nuk ngjanim në një skuadër”, tha ndër të tjerash ai për Art Sport. /Lajmi.net/