Zekerja Qazimit e Liridon Kabashit, nga 30 ditë arrest shtëpiak

Imamit gjilanas, Zekerja Qazimit, dhe Lirididon Kabashi, nga Polaci i Skenderajt, të arrestuar të enjten, me dyshimin për tri vepra penale që lidhen me terrorizëm, u është caktuar masa e arrestit shtëpiak nga 30 ditë.

Lajme

17/08/2014 15:59

Ata dyshohen për veprën rekrutim për terrorizëm, organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist, nxitje të urrejtjes, përçarje ose mosdurim kombëtar, racor, fetar apo etnik.

Murat Demolli, avokat i imamit Qazimi, e ka konfirmuar këtë për gazetën Koha Ditore, duke thënë se nuk është dashur fare të caktohet kjo masë, por, sipas tij, prapë se prapë ky dënim është më i butë se paraburgimi.

Prokurori i rastit kishte bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarit, transmeton koha.net. Raportohet se me rastin po merret një gjyqtar i procedurës paraprake nga EULEX-i.