Zeka tregon sesi u poshtërua delegacioni i Kosovës në Holandë, si ndodhi përplasja Haradinaj-Rama para Merkelit dhe për formimin e PEK-ut

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Euroatlantike të Kosovës (PEK) ka qenë i ftuari i radhës në intervistën e lajmi.net.

Lajme

03/10/2019 20:41

Gjatë kësaj interviste Zeka ka folur për “Samitin e Berlinit”, përplasjet që kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj pati me kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën si dhe për formimin a partisë së tij PEK.

Pas këtij takimi, kishte filluar një përplasje publike mes kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe atij të Shqipërisë Edi Rama, shkaqet e së cilës, asnjëherë s’u mësuan qartë.

Zeka ka zbuluar se çfarë ofendimesh kanë shkëmbyer mes vete kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama.
Ai ka treguar se çfarë iu kanë thënë delegacionit të Kosovës në Holandë, madje me detaje.

“Thanë se kush je ti, tha unë e përfaqësoj qeverinë e Kryeministrit, i tha Glaukut kush je, tha unë i Vetëvendosjes, tha ju që e keni kallë parlamentin a? Për pesë pare na kanë ba”, tha Zeka në intervistë për lajmi.net.

Më tutje ai është shprehur se kjo vizitë është realizuar me kërkesë të Kosovës dhe jo me ftesë të Holandës.

“Kjo vizitë s’ka qenë me ftesë të parlamentit, mua më kanë rrejtë. Po këta nga Kuvendi e kishin lutë ambasadorin Lirim Grajqevci me na organizua një vizitë në parlamentin holandez. Aty e kam kuptuar që asnjë vizitë që e kanë bërë deputetët jashtë Kosovës, nuk ka ardhë me me ftesë por me lutjen tonë”, tha Zeka për lajmi.net.

Tutje gjatë kësaj interviste Zeka ka folur edhe për koalicionet parazgjedhore, ku ka thënë se nuk do ta kishte besuar asnjëherë se Albin Kurti do të afrohej me Isa Mustafën, të cilën e ka sulmuar gjatë kohës sa ai ishte kryeministër.

“Afrimi i Albin kurtit me Isa Mustafën, të cilit i ka thënë që je kryeministër i Rrahman Morinës, që je njeri dhe shërbëtor i Serbisë, që e ka gjuajt me molotov e ja ka ngjyrosë tyren në parlament me ngjyrë, e që e ka gjuajt me vezë dhe me i ra në dy gjuajt Albin kurti Isa Mustafës, kisha besu që tokë e qielli bëhen bashkë por nuk e kisha besu që një gjë e tillë bëhet në Republikën e Kosovës”, ka thënë Zeka

Zeka ka thënë se nëse e kalojnë pragun, do të bashkohen më partitë politike të cilat do ta pranojnë kushtet e tyre, të cilat sipas tij janë heqja e previligjeve për zyrtarët e shteti dhe zhdukja e makinave me 3Z.

Më tutje, ai tha se e ka ëndërr të jetë në debat me kandidatët për kryeministër në mënyrë që të ketë përballje të hapur me ta.

“Ne jemi cirkusa Ballkanik, jam nomin për kryeministër vetëm pse ëndrra ime më e madhe ka qenë, sikur ëndrra për lirinë e pavarësinë e Kosovës, me i pa qita kandidatë për kryeministër ballë për ballë qita kandidatë për kryeministër në një studio televizive dhe me i zhveshë nga falsiteti dhe pafytyrësia e tyre”, tha Zeka.

Më poshtë mund ta ndiqni intervistën e plotë me Milaim Zekën të realizuar nga gazetarja Flutura Toplana.

YouTube player