Zeka hetohet për vepër penale të frikësimit
Avokati Gafurr Elshani thotë për lajmi.net se nuk ka urdhër për arrestimin e gazetarit Milaim Zeka. Sipas tij, ka një urdhër për kontroll të lëshuar nga prokurori i EULEX’it, Maurizio Salustro.

Lajme
(E Plotësuar: 15: 50)
EULEX’i ka njoftuar pasdite se hetuesit policor të këtij misioni kanë kryer bastisje në dy lokacione në Prishtinë
“Sot në mëngjes, në orën 09:00, është kryer një bastisje në dy lokacione në Prishtinë në lidhje me një hetim për vepër penale të frikësimit gjatë procedurës penale (në kundërshtim me nenin 395 të KPK), tentativë e pengimit të të provuarit apo e procedurës zyrtare (në kundërshtim me nenin 28 dhe 394 të KPK) dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës (në kundërshtim me nenin 400 të KPK)”.
“Operacionin e bastisjes e ka autorizuar një gjyqtar ndërkombëtar i Gjykatës Themelore të Mitrovicës”.
“Nuk është arrestuar asnjë person”.
Rastin, sipas këtij misioni, është duke e hetuar një prokuror ndërkombëtar i Prokurorisë Speciale të Kosovës.
Përfundon kontrolli ndaj Milaim Zekës
(E Plotësuar: 14: 40)
EULEX ka përfunduar bastisjen në shtëpinë e gazetarit Milaim Zeka.
Zyra, shtëpia dhe vetura e tij janë kontrolluar gjatë tërë ditës nga hetues të EULEX’it pas një urdhëri për kontroll të lëshuar nga prokurori ndërkombëtar, Maurizio Salustro.
Nuk ka urdhër arrest për Milaim Zekën
(E Plotësuar: 12:15)
Gazetari Milaim Zeka është duke u marrë në pyetje nga prokuroria e EULEX’it dhe ndaj tij ende nuk ka një urdhër arrest, ka thënë avokati mbrojtës i tij.
Avokati Gafurr ElshaniAvokati Gafurr Elshani tha për lajmi.net se ndaj Milaim Zekës është ngritur një urdhër për kontroll nga Gjykata Themelore në Mitrovicë.
“Nuk ka një urdhër për arrestimin e klientit tim, por ka një urdhër për kontroll nga Gjykata Themelore në Mitrovicë. Aktualisht është duke u bërë një bastisje në zyrën e tij”.
“Urdhëri i kontrollit është lëshuar për shkak të dyshimeve për shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe frikësim gjatë procedurës penale”.
“Janë dyshime që i ka ngritur Prokurori Maurizio Salustro dhe janë dyshime krejtësisht të pabaza”, ka thënë avokati Gafurr Elshani.
Hetues të EULEX kanë filluar që në orët e mëngjesit kontrollin në zyrën, shtëpinë dhe veturën e gazetarit Milaim Zeka.
Bastiset zyra e Milaim Zekës
Hetues të EULEX kanë filluar që në iorët e mëngjesit kontrollin në zyrën, shtëpinë dhe veturën e gazetarit Milaim Zeka.
EULEX ka konfirmuar për lajmi.net këtë operacion, por nuk ka dhënë detaje përderisa operacioni është duke u zhvilluar.
Burime të lajmi.net kanë bërë të ditur se arsye e bastisjes së zyrave të tij është publikimi i mëhershëm i identitetit të një dëshmitari të mbrojtur në një nga emisionet e tij lidhur me rastin e “Grupit të Drenicës”.
Pjesëtarë të EULEX’it kanë bastisur sot në mëngjes zyrat ku ushtron veprimtarinë kompania e gazetarit kosovar Milaim Zeka, në qendër të Prishtinës.
Zyrtarë të EULEX’it kanë konfirmuar për një operacion që është duke u zhvilluar në Prishtinë, por nuk kanë pranuar të flasin për detaje të tij.
“Ajo çka mund të konfirmoj është se një operacion po zhvillohet në Prishtinë sot, por nuk mund të flas për detaje në këtë moment”, ka thënë për lajmi.net Zëdhënësi i EULEX’it, Anne Blanksma Ceta.
Burime të lajmi.net bëjnë të ditur se arsye e bastisjes së zyrave të tij është publikimi i mëhershëm i identitetit të një dëshmitari të mbrojtur në një nga emisionet e tij lidhur me rastin e “Grupit të Drenicës”.
Megjithatë, Zëdhënësi i EULEX’it nuk ka pranuar të flasë edhe nëse operacioni ka të bëjë me këtë çështje.
Lajmi.net ka provuar të kontaktojë me gazetarin Milaim Zeka, por kjo ka qenë e pamundur deri tash.