Zejnullah Gashi i paralajmëron prokurorët: Askush s’do të lejohet ta keqpërdorë autoritetin

Kryeprokurori i ri i Shtetit, Zejnullah Gashi, iu drejtua për herë të parë prokurorëve në mbledhjen e sotme nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, raporton Ekonomia Online.Në fjalën e tij, Gashi dërgoi një mesazh të fortë për prokurorët se “askush nuk do të lejohet askush të keqpërdorë autoritetin që i jep ligji”. “Sot, nga këtu, do…

Lajme

20/07/2026 11:39

Kryeprokurori i ri i Shtetit, Zejnullah Gashi, iu drejtua për herë të parë prokurorëve në mbledhjen e sotme nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, raporton Ekonomia Online.Në fjalën e tij, Gashi dërgoi një mesazh të fortë për prokurorët se “askush nuk do të lejohet askush të keqpërdorë autoritetin që i jep ligji”.

“Sot, nga këtu, do t’i drejtohem secilit prokuror me një mesazh të qartë: si Kryeprokuror i Shtetit do të jem i përkushtuar për ta mbështetur secilin nga ju që ushtron detyrën me profesionalizëm, integritet, paanshmëri dhe guxim”, tha Gashi.

“Nuk do të lejohet askush ta keqpërdorë autoritetin që i jep ligji”, shtoi ai.

Siç deklaroi ai, qasja e tij si Kryeprokuror i Shtetit do të mbështetet te puna, e jo te deklaratat.“Ata që më njohin e dinë se qasja ime si prokuror dhe Kryeprokuror i Shtetit ka qenë dhe mbetet e njëjtë: prokurori duhet të flasë vetëm përmes punës. Besueshmëria në profesionin tonë nuk ndërtohet me deklarata apo me retorikë, por me profesionalizëm, integritet dhe rezultate perfekte”, tha Gashi.

“Duhet të zhvillojmë hetime më profesionale, më efikase”, tha ai, ndërsa përmendi ndjekjen e rasteve të korrupsionit.

“Gjatë punës sonë do të zhvillojmë hetime më profesionale dhe më efikase në ndjekjen e korrupsionit, me theks të veçantë te korrupsioni i nivelit të lartë, krimi i organizuar dhe çdo lloj kriminaliteti. Si Kryeprokuror i Shtetit, do të angazhohem maksimalisht që objektivat që i kam paraqitur t’i zbatoj në përputhje të plotë me Kushtetutën. Zyra ime do të jetë gjithmonë e hapur për bashkëpunim, me qëllim të tejkalimit të sfidave profesionale. Njëkohësisht, dua të theksoj se puna juaj duhet të mbështetet në aktet kushtetuese, në ligj dhe në provat e siguruara në mënyrë të ligjshme, sepse vetëm kështu i shërbejmë drejtësisë”, theksoi Kryeprokurori i Shtetit.