Zëdhënësja e ministrisë së Mbrojtjes publikon fotografi të ushqimit të ushtarëve: Për kundërshtarët, kjo është menuja

Çështje debati është shndërruar ushqyerja e ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës. E gjithë kjo për shkak të mbylljes së kontratës me njërën kompani që ndër vite ka servuar ushqimin për ushtarët e Kosovës, e tentimi për të lidhur një kontratë tjetër, gjë kjo e cila nuk është bërë ende. E nga Ministria e…

Lajme

04/10/2024 12:11

Çështje debati është shndërruar ushqyerja e ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

E gjithë kjo për shkak të mbylljes së kontratës me njërën kompani që ndër vite ka servuar ushqimin për ushtarët e Kosovës, e tentimi për të lidhur një kontratë tjetër, gjë kjo e cila nuk është bërë ende.

E nga Ministria e Mbrojtjes sot kanë publikuar disa fotografi, ku shfaqen pjatat e ushqyerjes së ushtarëve.

Aty shihen disa ushqime si: Gjellë, pire patatesh, ka֛çika pule, pasta dhe lëng e tranguj turshi, transmeton lajmi.net.

E këto fotografi me shumë “krenari” i shfaqi zyrtarja e Ministrisë së Mbrojtjes, Liridona Gashi, e cila në fakt ka postin e zëdhënëses për media.

Ani pse Gashi zgjedh që shpesh herë të mos përgjigjet fare, në shumë e shumë pyetje të dërguara në adresë të saj dhe të ministrisë, këtë herë zgjodhi që të publikojë fotografi e që siç thotë ajo “janë për kundërshtarët”.

“Për kureshtarët, kjo është menya e ushqimit që po u shërbehet pjesëtarëve të FSK-së sot”,shkroi ajo.

Duhet theksuar faktin se ushtarët e Kosovës do të duhej që të trajtoheshin me dinjitet, e ushqyerja e mirë është një prej gjërave më elementare që do të duhej t’u servohej siç duhet./Lajmi.net/