Zëdhënësi i MPB-së të Maqedonisë konfirmon aksionin në Kumanovë

Zëdhënësi i policisë Ivo Kotevski ka konfirmuar për gazetën “Lajm” përleshjen e armatosur midis policisë dhe një grupi të armatosur.

Lajme

09/05/2015 09:30

“Aksioni policor ka filluar herët në mëngjes, pas informacioneve për lëvizje të një grupi të armatosur në atë pjesë të Kumanovës”, theksoi Kotevski.

Ai shtoi deri sa nuk përfundon aksioni. Kotevski nuk ka dhënë informacione për viktima eventuale, të lënduar apo të arrestuar. Por gjithashtu ka informuar se nuk ka incidente tjera apo aksione në qytete të tjera apo në vendbanimet e tjera të Kumanovës dhe Likovës.