Zëdhënësi i KEDS: Çmimet e rrymës janë dyfishu në berzat ndërkombëtare

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala ka deklaruar se janë rritur çmimet e energjisë elektrike në berzat ndërkombëtare. Ai ka deklaruar se çmimi për megavat është rritur në 500 euro, ndërsa tha se ka devijim nga plani i prodhimit vendor. Buzhala ka deklaruar se energjia e munguar nga plani kushton 1.8 milionë euro në ditë në…

Lajme

05/12/2022 14:35

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala ka deklaruar se janë rritur çmimet e energjisë elektrike në berzat ndërkombëtare.

Ai ka deklaruar se çmimi për megavat është rritur në 500 euro, ndërsa tha se ka devijim nga plani i prodhimit vendor.

Buzhala ka deklaruar se energjia e munguar nga plani kushton 1.8 milionë euro në ditë në tregjet ndërkombëtare.

Ai ironizoi me gjendjen me energjinë elektrike, duke thënë se borë mund të bjerë ‘por ditë bash të bardha nuk po na presin’.

“Pa dashur t’jua terheq vemendjen prej temave jetike me te cilat jeni tu preokupu, desha t’ju tregoj qe cmimet e rrymes jane dyfishu ne berzat nderkombetare, kane mbrri ne gati 500 euro per megavat. Te njejten kohe, tashme ka devijim nga plani i prodhimit vendor, pra jane rreth 160 megavat ne ore minus. Vetem energjia e munguar nga plani kushton 1.8 milione euro ne dite ne tregjet nderkombetare. Bore mundet me ra, ama dite bash te bardha nuk po na presin”, ka shkruar Buzhala.