Zbuloni çfarë tregojnë gishtat e këmbëve për personalitetin tuaj

Forma e gishtave të këmbëve tregon më shumë se çfarë ju mendoni për veten dhe personalitetin tuaj.

Fun

28/03/2017 22:09

Më poshtë po ju tregojmë më tepër rreth formës së këmbës dhe çfarë tregon.

“Këmba egjiptiane”

Të gjitha gishtat janë në një linjë dhe secili prej tyre është më i vogël se gishti paraardhës. Kjo lloj këmbe është tipike për njerëzit e fshehtë, të vetmuar dhe që kanë lëkundje humori.

“Këmba romake”

Kjo është forma më e përhapur e këmbës. Njerëzit më këtë formë janë përgjithësisht të shoqërueshëm dhe miqësore.

“Këmba e fshatarëve”

Në këtë formë, të gjithë gishtërinjtë janë në të njëjtën madhësi.  Njerëzit me këmbë të tilla janë të qetë, të arsyeshëm dhe praktikë. Këta lloj njerëzish i mbajnë gjithmonë premtimet.

“Këmba greke”

Gishti i dytë është më i gjatë se të tjerët. Njerëzit më këtë formë gishtërinjsh janë artistikë, emocional dhe të pritur për të qenë lider.

“Gishtat e ngjitur”

Nëse dy gishtat tuaj të fundit janë të ngjitur, atëherë ju jeni një njeri i qetë, i matur dhe i paparashikueshëm.

“Gisht shumë i vogël”

Njerëzit që kanë gishtin e fundit shumë të vogël, janë tipa që preferojnë të sfidojnë opinionin publik dhe duan t’i bëjnë gjërat në mënyrën e tyre.