Zbulojeni nëse ai ju dashuron vërtetë apo po luan me ndjenjat tuaja

Në ditët e sotme është e vështirë të gjeni dikë që është me të vërtetë i dhënë pas jush dhe që respekton ndjenjat e juaj.

Lifestyle

11/07/2019 21:35

Është e vështirë të gjeni dikë që do ta keni aty, për shkak se lidhjet në këto ditë nuk zgjasin për një kohë të gjatë.

Shumë shpesh mund të ndodh të takoni dikë i cili luan me ndjenjat e juaja dhe nuk ju jep vëmendjen e duhur, por kurrë nuk jeni të sigurt dhe përfundoni të keni ndjenja të përziera, raporton “Sarcasm”, transmenton lajmi.net.

Andaj, këtu do i gjeni disa shenja nëse ai ju dashuron me të vërtet apo vetëm po luan me ndjenjat e juaj:

Ai i di gjërat që ju dëshpërojnë por prapë vazhdon t’i bëjë ato

Ju keni ndjenjën që ai nuk është i mirë për ju.

Ai thotë se do ju thërras ose shkruaj më vonë, por në fakt nuk e bënë atë.Ai do të filloj të gjej arsyetime të kota.

Ai flirton me gra të tjera, madje edhe kur është me ju.

Fillon të tregohet i mirë me ju, vetëm kur ai dëshiron diçka.

Nuk dëshiron të i takoj shoqërinë tuaj, apo edhe familjen.

Gjithmonë ju gënjen apo ju jep shpjegime të ndryshme për pyetjet tuaja.

Nuk flet për të ardhmen me ju./Lajmi.net/