Zbulohet rrjet i madh i trafikimit të drogës në Itali, drejtohej nga shqiptarët
Një rrjet i madh i trafikut të drogës është zbuluar nga Policia Financiare e Brescias. Siç raporton Euronews Albania, trafiku ndërkombëtar i drogës drejtohej nga klane shqiptare. Sipas raportimeve, droga hynte në Itali nga dy drejtime kryesore: kokaina vinte nga Amerika e Jugut, ndërsa heroina nga Shqipëria. Hetimi zbuloi gjithashtu se disa shoferë autobusësh transportonin…
Lajme
Një rrjet i madh i trafikut të drogës është zbuluar nga Policia Financiare e Brescias.
Siç raporton Euronews Albania, trafiku ndërkombëtar i drogës drejtohej nga klane shqiptare.
Sipas raportimeve, droga hynte në Itali nga dy drejtime kryesore: kokaina vinte nga Amerika e Jugut, ndërsa heroina nga Shqipëria.
Hetimi zbuloi gjithashtu se disa shoferë autobusësh transportonin drogën pa qenë në dijeni, ndërsa disa shoferë kamionësh ishin të përfshirë me vetëdije.