Zbulohet një qytet në Egjipt
Arkeologët në Egjipt kanë zbuluar atë që ata e kanë përshkruar si qytet që daton më shumë se 5 mijë vjet më parë në të cilën ka shtëpi, mjete, qeramikë dhe varreza të mëdha.

Bota
Ky qytet i porsazbuluar shtrihet nga lumi Nil, në afërsi të tempullit të Setit të parë në Abidos, transmeton Klan Kosova.
Ekspertët janë shprehur se madhësia e 15 varrezave të zbuluara japin shenjë që këta persona kishin një standard të lartë në shoqëri.
Ata gjithashtu janë shprehur se zbulimi i këtij qyteti mund të ndikojë në ngritjen e turizmit, i cili ka rënë dukshëm që kur u rrëzua presidenti Hosni Mubarak në vitin 2011.