Zbulohet një material i ri plastik

Ditëve të fundit nga disa shkenctarë është zbuluar një material i ri plastik. Materiali në fjalë mund të riparohet automatikisht vetë në rast se përjeton dëmtime.

Auto & Tek

11/05/2014 17:02

Lëngjet e rrjedhshme përdoren për të vendosur vrimat në material, njëjtë siç bënë gjaku kur riparon plagët apo dëmtimet në trupin e njeriut.

Plastika është e lidhur me një lloj të sistemit artificial vaskular, i cili mund të riparojë dëmtimet e mëdha në plastikë të cilat shihen nga syri.

Dy lloje lëngu veprojnë në sistem, i cili kthehet në lëng të mpiksur të hollë në disa minuta kur të përzihet.

Rreth 3 orë më pas, lëngu i mpiksur në mënyrë efektive riparon gjithë vrimat apo dëmtimet.

Hulumtuesit nga Universiteti i Ollionsit thonë se fleta më të mëdha plastike për riparime të shumë llojeve plastike do të mund të krijohen me këtë zbulim të ri.

Sidoçoftë, ata paralajmrojnë se sistemi mund të dobësojë fuqinë e materialit.

Anëtari i grupit Jeff Moore tha për New Scientist:\”Ju do të jeni në gjendje për të riparuar dëme, por kjo për shkak se natyra ka lejuar që kjo të ndodhë\”.

\”Nëse ju shikoni në gjëra si kocka ose pemë, ato janë që të gjitha të vaskolarizuara\”.

Përdorimet e mundshme të këtij materiali mund të bëhen për të riparuar objekte që janë të vështira për tu riparuar, të tilla si anije ose pajsisje të shpimit për puse.