Zbulohet një lumë misterioz në Amazon (FOTO/VIDEO)

Një lumë legjendarë, u zbulua në thellësi të Amazonës dhe shkencëtarët thonë se është aq i nxehtë saqë edhe vlon.

Bota

18/02/2016 10:43

Lumi ka qenë prej kohësh një legjendë në Peru, por kur një shkencëtarë dëgjoi për të, i dukej si dukuri e pamundur dhe vendosi të shkojë të hulumtojë. Me të arritur në atë thellësi, ai zbuloi që lumi ekziston me të vërtetë, transmeton lajmi.net.

Andres Ruzo tha: “Fillova kërkimin me një pyetje. A mund të ekzistoj ky lum që vlon dhe njihet vetëm si legjendë ?

Pavarësisht skepticizmit të tij, Runzo u nis në xhungël  në kërkim të këtij lumi, por kur në të vërtetë e gjeti u mahnitë nga pamja e tij.

Runzo tha se kur kishte zhytur dorën në atë lumë, kishte fituar djegie të shkallës së tretë, dhe tha se po të zhytesh në atë lumë lehtë mund të vdesësh.

“Unë i kam parë të gjitha llojet e kafshëve të bien në atë ujë, dhe me të vërtetë ka qenë shokuese për mua, të gjitha vdisnin” tha Ruzo.

Shkencëtari  Andres Ruzo ka botuar një libër, “Lumi që vlon- Aventura dhe Zbulimi në Amazon,” .

“Në mes të doktoraturës sime, kam kuptuar që ky lumë është një çudi e natyrshme,” tha Ruzo.

Për më tepër ai ka vendosur të ndërmarrë masa rreth këtij lumi për t’a kthyer në një vend turistik që të mund të vizitohet edhe nga turistë prej botës. /Lajmi.net