Zbulohet një laborator droge në një banesë në Prizren, tre persona në pranga
Një laborator i drogës është zbuluar në një banesë në qytetin e Prizrenit gjatë një aksioni policor që po vazhdon. Mësohet se ky operacion ka rezultuar me arrestimin e tre personave të dyshuar për përfshirje në prodhimin dhe përpunimin e substancave narkotike. Teksa Policia e Kosovës ka konfiskuar pajisje të shumta laboratorike, si dhe sasi…

Lajme
Një laborator i drogës është zbuluar në një banesë në qytetin e Prizrenit gjatë një aksioni policor që po vazhdon.
Mësohet se ky operacion ka rezultuar me arrestimin e tre personave të dyshuar për përfshirje në prodhimin dhe përpunimin e substancave narkotike.
Teksa Policia e Kosovës ka konfiskuar pajisje të shumta laboratorike, si dhe sasi të konsiderueshme të lëndëve narkotike, mirëpo ende nuk janë dhënë ende detaje lidhur me rastin.
Ndërkaq rasti është konfirmuar edhe nga kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu.
“Është një rast të cilin e kam hetuar personalisht unë. Deri më tani i kemi tre persona të arrestuar. Aksioni po vazhdon edhe në qytetet e tjera”, deklaroi Kryeziu.
Foto nga Kallxo.com: