Zbulohet një detaj shokues për njërin nga sulmuesit e Barcelonës (Foto)

Dy të dyshuar për sulmet terroriste në Barcelonë e Cambrils, sipas policisë katalonase kanë qëndruar nga fundi i vitit 2016 në Cyrih.

Bota

20/08/2017 13:17

Në një skemë të cilën mediat spanjolle e kanë marrë nga policia regjionale, mund të lexohet se dy marokenë të rinj gjatë dhjetorit të vitit 2016 kanë qëndruar në Cyrih.

Por ndërkohë, Policia Federale e Zvicrës (Fedpol) ka mundur të konfirmojë qëndrimin në Cyrih vetëm për njërin nga të dytë, raporton srf.ch. Ajo nuk ka mundur të specifikojë qëllimin dhe statusin e qëndrimit të personit në fjalë.

Siç merr vesh Tages Anzeiger, autoritetet zvicerane janë duke bërë shqyrtimin e kësaj informate.
Njëri prej tyre është Mohamed H., i vrarë natën e të enjtes nga policia në Cambrils. Ndërsa tjetri është Youssef A, transmeton albinfo.ch.

Ai, sipas informatave të pavërtetuara mund të jetë vrarë të mërkurën para mesnate me rastin e një shpërthimi në Alcanar, në jug të Katalonisë. Hetuesit supozojnë se atje ka shpërthyer një punëtori e celulës së atjeshme të terrorizmit, për përpunimin e bombave. Por, për të vërtetuar vdekjen e Youssef A., mungojnë dëshmitë e ADN-së.