Zbulohet miniera më e madhe e arit në Kinë
Në Kinë është gjetur një minierë e arit e cila supozohet të jetë më e madhja. Kjo minierë përmban rreth 382 ton të metalit të çmuar me vlerë më shumë se 22 miliardë dollarë amerikanë.

Bota
Mediat lokale raportojnë se miniera është e gjatë rreth 2 kilometra dhe ka gjerësi 67 metra, transmeton lajmi.net.
Me kapacitet të plotë miniera në veriperëndim të gadishullit të Jiaodongut dhe në rajonin lindor të Shandongut mund të prodhoj ari për 40 vjet.
Lajmi është bërë i ditur nga ‘Shandong Gold Group’.
Përndryshe ky rajon ka depozitat më të mëdha të arit në vend.
Kina është vendi i pestë në botë me rezervat e arit, pas saj vijnë Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Italia dhe Franca./Lajmi.net/