Zbulohet kontrata e re e Interit ofruar për Barellan

Inter do t'i ofrojnë mesfushorit Nicolo Barella kontratë të re me vlerë 4.5 milionë euro për vit deri në vitin 2026.

Sport

03/03/2021 13:45

Ish ylli i Cagliarit shihet si i paprekshëm te skuadra e Antonio Conte dhe deri me tani kanë zhvilluar 34 ndeshje në të gjitha garat, transmeton lajmi.net.

24-vjeçari ka 10 asistime dhe tri gola këtë edicion dhe drejtorët e “Neurazzurët” planifikojnë rinovimin e kontratës.

Me kontratën momentale, Barella fiton 2.5 milionë euro për sezon deri në vitin 2024, por klubi dëshiron me patjetër ta mbajë në skuadër se paku deri në vitin 2026 duke i ofruar rritje page.

Në rast se e pranon kontratën me vlerë 4.5 milionë euro për vit, do ta bëhet një ndër me të paguarit pas Ivan Perisic, Achraf Hakimi, Arturo Vidal, Alexis Sanchez, Christian Eriksen dhe Romelu Lukaku.

Lautaro Martinez gjithashtu do nënshkruajë rinovimin e kontratës së shpejti, ashtu siç paralajmëroi javën e kaluar./Lajmi.net/