Zbulohet klubi i ardhshëm i Agueros, ai mbetet në Premierligë

Daily Mail raporton se klubi londinez Chelsea është në pozitën më të mirë për të nënshkruar me Sergio Agueron.

Sport

02/04/2021 08:25

Argjentinasi ka konfirmuar se do të largohet nga Manchester City dhe është në kërkim të një skuadre të re, transmeton lajmi.net.

Sulmuesi do të largohet nga ‘Citizens’ pasi shënoi 257 gola në të gjitha garat pas 10 viteve, duke fituar katër trofe.

Ai ende beson se ka shumë për t’i dhënë Premierligës dhe qëndrimi atje do të ishte preferenca e tij.

Blutë e Londrës po kërkojnë një sulmues të ri në skuadër dhe këtë javë pritet të takohen edhe me agjentin e Erling Haaland, Mino Raiola për të diskutuar rreth të ardhmes së lojtarit./Lajmi.net/